Një e mitur në Pejë është rrahur nga halla e saj.
Policia e Kosovës bën të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 14.11.2025 – 17:00. Raportohet se viktima e mitur femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga halla e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.














