Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor.
Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se nuk kanë në dispozicion mjete financiare.
“KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor eventual gjatë këtij viti, prandaj nëse do të ketë zgjedhje KQZ-ja do të përgatisë një plan buxhetor të cilin si zakonisht, siç ka vepruar edhe herëve të kaluara, e përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së për Kohën.














