• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Partitë n’borxh deri në fyt në PZAP

11/11/2019 - 17:09:38
Partitë n’borxh deri në fyt në PZAP

Asnjëra parti nuk i ka paguar tërësisht gjobat që iu janë shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës dhe thyerje të heshtjes zgjedhore. Deri tani, borxhin kanë nisur ta shlyejnë vetëm Partia Demokratike e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia Gora, derisa Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë kthyer ende asnjë cent.

Ndryshe, të gjitha partitë bashkë i kanë borxh PZAP’it rreth 345 mijë euro.

Lexo më shumë

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
0
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
0

Shumica e subjekteve politike ua kanë parë sherrin pjesëmarrjes së fëmijëve në tubime gjatë fushatës zgjedhore e postimeve të sponsorizuara në zgjedhjet e fundit. Për gjobitjen e subjekteve për shkelje edhe këtë herë është kujdesur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vlera e gjobave që iu ka shqiptuar PZAP’i të gjitha subjekteve bashkë sillet rreth 360 mijë euro.

Këto gjoba janë shqiptuar për vendosje të posterave në hapësira publike, përdorim të fëmijëve në fushatë, presion ndaj votuesve, shfrytëzim të pozitës publike për përfitim të votave, përdorim të gjuhës së urrejtjes, vendosje të tavolinës dhe tendave me postera të kandidatëve e material propoganduese në rrugë publike.

Partia e cila është gjobitur më së shumti për shkelje gjatë fushatës zgjedhore është Partia Demokratike e Kosovës. Vlera e gjobës që i është shqiptuar këtij subjekti politik shkon në mbi 100 mijë euro.

Pas PDK’së, renditet koalicioni AAK-PSD, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Vlera e gjobës së koalicionit për shkelje i afrohet 90 mijë eurove, derisa LDK’së i është shqiptuar gjobë në vlerë 74 mijë e 400 euro.

Pa gjoba për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe thyerje të heshtjes zgjedhore nuk kanë shpëtuar as Lista Serbe, koalicioni NISMA-AKR-PD e Lëvizja Vetëvendosje.

Lista Serbe është gjobitur me rreth 37 mijë euro, NISMA-AKR-PD me rreth 40 mijë euro, derisa VV’së i është shqiptuar gjobë në vlerë mbi 14 mijë euro.

Por, pavarësisht se kanë kaluar disa javë nga shqiptimi i këtyre gjobave, asnjëra prej subjekteve që garuan në zgjedhjet e gjashtë tetorit, nuk i ka paguar tërësisht gjobat që iu janë shqiptuar.

Kryesuesi i PZAP’it, Mulë Desku i ka thënë Gazetës Express se deri tani vetëm tri parti kanë filluar t’i paguajnë gjobat.
“Deri më tani kanë nisur dhe kanë paguar vetëm këto parti. Partia Demokratike e Kosovës – PDK ka paguar 11,900.00 euro, ndërsa ka papaguar 88,200.00 euro, Partia Liberale Egjiptiane – PLE ka paguar 1,100.00 euro, Partia Gora – PG, ka paguar 1,100.00 euro”, ka thënë Desku.

Sipas Deskut, partitë e tjera i kanë rreth 345 mijë euro borxh PZAP’it. Në mesin e partive që janë gjobitur gjatë fushatës e që nuk kanë filluar t’i paguajnë borxhet janë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që morën më së shumti vota. Këto dy parti së bashku i kanë borxh PZAP’it rreth 90 mijë euro.

Zgjedhjet e 6 tetorit u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime. Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë. Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, derisa 29 persona u arrestuan për shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Këto zgjedhje u vëzhguan nga rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor u kujdesën Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. /GazetaExpress

Subjektet politike që janë dënuar me gjoba dhe që nuk kanë paguar gjobat janë si në vijim:

Lidhja Demokratike e Kosovës =74,850.00 euro, Nuk ka paguar
Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro, Nuk ka paguar
Lista Serbe = 36,500.00 euro, Nuk ka paguar
Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro, Nuk ka paguar
Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro, Nuk ka paguar
PREBK = 250.00 euro, Nuk ka paguar
IRDK = 1,200.00 euro, Nuk ka paguar
SLS = 5,100.00 euro, Nuk ka paguar
VAKAT = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
KDTP = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
0
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
0
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
0
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Putin fton Ukrainën për ‘bisedime të drejtpërdrejta’

May 11, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Pejë, vdeka e dyshimt

May 11, 2025
0
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Vëllai thot se e plagosi motrën me armë zjarri aksidentalisht

May 11, 2025
3
Next Post
Tërmet 5.4 ballësh në Francë, ka të lënduar

Tërmet 5.4 ballësh në Francë, ka të lënduar

Më të fundit

  • Plagoset një grua në Drenas
  • Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre
  • Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi