• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vuçiq e pranon: Në kampin për stërvitje luftarake në Serbi ishin edhe tre shtetas rus

16/10/2025 - 05:57:29
Vuçiqi e mobilizon ushtrinë për  Kosovën

Autoritetet në Serbi kanë konstatuar se në kampin për stërvitje luftarake-taktike të shtetasve moldavianë dhe rumunë në perëndim të Serbisë kanë qenë të pranishëm tre shtetas të Federatës Ruse, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 15 tetor.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri gjatë konferencës për media në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ishte verifikuar pretendimi se shërbimet ruse qëndronin pas kampit luftarak pranë Loznicës.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 12, 2026
145
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
84

“Nuk mund të them se ishte ndonjë shërbim rus, por kemi konstatuar praninë e tre shtetasve rusë në kampin Sunçana Reka, afër Loznicës. Kemi shoqëruar personat e kombësisë serbe që ishin të disponueshëm për ne. Ata na dhanë informacion për personat në fjalë dhe hetimi vazhdon”, shtoi presidenti serb.

Më 26 shtator, Policia në Serbi arrestoi dy persona nën dyshimet se kishin organizuar trajnime luftarake-taktike për shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë, me qëllim që ata të nxisnin trazira në Moldavi.

Këto arrestime ndodhën pasi autoritetet në Moldavi publikisht paralajmëruan për ekzistencën e kampeve luftarake në Serbi, duke thënë se ato ishin organizuar nga një shërbim sekret rus me qëllim destabilizimin e Moldavisë gjatë zgjedhjeve që ky shtet mbajti së voni.

Moska mohoi akuzat, ndërsa policia dhe prokuroria serbe në njoftimet e tyre nuk e përmendën Rusinë.

Policia serbe njoftoi se trajnimi u zhvillua nga 16 korriku deri më 12 shtator në një objekt afër Loznicës, në pjesën perëndimore të Serbisë dhe, sipas autoriteteve, në të morën pjesë midis 150 dhe 170 shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë.

Kjo nuk është hera e parë që Moldavia paralajmëron për ekzistencën e kampeve ruse në Ballkanin Perëndimor.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përpara zgjedhjeve të vitit 2024, Kishinjevi tha se në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë ishin organizuar trajnime të drejtuara nga persona të lidhur me paramilitarët rusë. Beogradi nuk e ka konfirmuar ekzistencën e tyre. Moldavia e ka informuar Bashkimin Evropian për rastin e ri.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 12, 2026
145
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
84
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
22
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
75
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
52
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Next Post
Albin Kurti për luftën e Ramush Haradinajt: Kulla e qëndreses, ku i zmbrapsën policinë serbe

Haradinaj: Vetëvendosje po na 'lutë' për koalicion, por jo s’do të ketë qeveri Kurti 3

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi