• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zbulohet oferta për paqe e Putinit: Ja nga çka duhet të heqë dorë Ukraina

22/08/2025 - 06:20:33
Trump e Putin me një bisedë ‘të gjatë dhe produktive’ në telefon

Presidenti rus, Vladimir Putin kërkon që Ukraina të dorëzojë të gjithë pjesën lindore të Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u anëtarësuar në NATO, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit, kanë thënë për reuters burime të njohura me mendësinë në nivelet më të larta të Kremlinit.

Presidenti rus u takua të premten me homologun amerikan, Donald Trumpin në Alaskë, në samitin e parë ruso-amerikan në më shumë se katër vjet, dhe thuajse i gjithë takimi i tyre treorësh me dyer të mbyllura iu kushtua bisedimeve për atë se si mund të dukej një kompromis për Ukrainën, thanë burimet, raporton Telegrafi transmeton Periskopi.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

Në thelb, sipas burimeve ruse, Putini ka zbutur kërkesat territoriale që kishte paraqitur në qershor 2024, kur kishte kërkuar që Kievi të dorëzonte të gjithë territorin e katër rajoneve që Moska pretendon se janë pjesë e Rusisë: Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, që përbëjnë Donbasin, si dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug.

Në propozimin e ri, presidenti rus ka mbetur i vendosur në kërkesën që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga pjesët e Donbasit që ende i kontrollon, thanë tre burime.

Në këmbim, megjithatë, Moska do të ndalonte avancimet në vijat aktuale të frontit në Zaporizhzhia dhe Kherson, shtuan ata.

Rusia kontrollon rreth 88 për qind të Donbasit dhe 73 për qind të Zaporizhzhias dhe Khersonit, sipas vlerësimeve amerikane dhe të dhënave nga burime të hapura.

Moska është gjithashtu e gatshme të kthejë pjesë të vogla të rajoneve të Harkivit, Sumit dhe Dnipropetrovskit që aktualisht kontrollon, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme, thanë burimet.

Putini, po ashtu, qëndron pas kërkesave të mëparshme që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për t’u anëtarësuar në NATO dhe që aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA të japë një premtim ligjërisht të detyrueshëm se nuk do të zgjerohet më tej në lindje. Ai kërkon gjithashtu kufizimin e ushtrisë ukrainase dhe një marrëveshje që trupat perëndimore të mos dislokohen në territorin e Ukrainës si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës, thanë burimet.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Megjithatë, të dyja palët mbeten larg një marrëveshjeje, më shumë se tre vjet pasi Putini urdhëroi dhjetëra mijëra trupa ruse të hynin në Ukrainë në një pushtim të plotë, që pasoi aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe luftimet e zgjatura në lindje të vendit ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe trupave ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë disa herë idenë e tërheqjes nga territoret ukrainase të njohura ndërkombëtarisht si pjesë e ndonjë marrëveshjeje, dhe ka thënë se Donbasi industrial shërben si një fortesë që ndalon përparimin rus më thellë në Ukrainë.

“Nëse flasim për një tërheqje të thjeshtë nga lindja, këtë nuk mund ta bëjmë. Këtu bëhet fjalë për mbijetesën e vendit tonë, përfshirë vijat më të forta të mbrojtjes”, u tha ai gazetarëve në deklarata që Kievi i publikoi të enjten.

Anëtarësimi në NATO, ndërkohë, është një qëllim strategjik i përcaktuar në kushtetutën e vendit dhe Kievi e sheh atë si garancinë më të besueshme për sigurinë e tij. Zelensky ka thënë se nuk i takon Rusisë të vendosë për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Tre burime pranë Kremlinit kanë thënë se samiti në qytetin Anchorage të Alaskës paraqiti mundësinë më të mirë për paqe që nga fillimi i luftës, sepse u zhvilluan bisedime konkrete për kushtet ruse dhe Putini tregoi gatishmëri për kompromis.

“Putini është i gatshëm për paqe, për kompromis. Ky është mesazhi që iu përcoll Trumpit”, tha një nga bashkëbiseduesit.

Burimet paralajmëruan se nuk është e qartë për Moskën nëse Ukraina do të jetë e gatshme të dorëzojë pjesët e mbetura të Donbasit, dhe se nëse jo, lufta do të vazhdojë.

Gjithashtu nuk është e qartë nëse SHBA-të do të ofronin ndonjë njohje për territoret e Ukrainës që kontrollohen nga Rusia, shtuan ata.

Një burim i katërt tha se, edhe pse çështjet ekonomike janë dytësore për Putinin, ai e kupton dobësinë ekonomike të Rusisë dhe përmasat e përpjekjes së nevojshme për të përparuar më tej në Ukrainë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e VV-së

Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e VV-së

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi