Ushtria e Ukrainës tha të premten se kishte goditur katër avionë luftarakë në një bazë ajrore në rajonin Volgograd të Rusisë qendrore, si pjesë e një përpjekjeje për të goditur asetet luftarake ruse.
Në një postim në Telegram, ushtria tha se kishte goditur katër avionë Su-34 në bazën Marinovka jashtë qytetit të Volgogradit, rreth 900 km nga kufiri ukrainas.
Në këtë postim u tha se operacioni u krye nga dega e operacioneve speciale të ushtrisë, së bashku me shërbimin e sigurisë SBU dhe shërbime të tjera të ushtrisë, shkruan Reuters.
“Sipas informacionit paraprak, u goditën katër avionë, konkretisht avionë SU-34, si dhe objekte tekniko-operative ku avionë të ndryshëm luftarakë shërbehen dhe riparohen”.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria ruse.