• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

17/06/2025 - 13:56:46
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’ia marrin Bashkimit Europian udhëheqjen e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me presidentin amerikan, që sipas Timothy Less, tregoi se nuk e ka harruar Kosovën dhe se e konsideron atë punë të papërfunduar. Precedenti, thotë ai, ka treguar se Donald Trump do të kërkojë ta zgjidhë çështjen e Kosovës në bazë të një marrëveshjeje që përfshin ndarjen në këmbim të njohjes.

Timothy Less thotë se Donald Trump nuk e ka harruar Kosovën dhe se e konsideron punë “të papërfunduar”.

Lexo më shumë

Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92

Ish-diplomati britanik i tha Gazetës Express se postimi në të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dielën e përmendi edhe Kosovën dhe Serbinë paralajmëron se administrata e tij mund ta marrë rolin udhëheqës në bisedime.

Less thekson se “gjëja e parë që duhet pasur parasysh kur bëhet fjalë për Donald Trump është të mos mbireagosh kur ai thotë diçka”, dhe në vetvete, “ky postim i fundit nuk do të thotë shumë”, sipas tij.

“Komentet e Trumpit”, thotë ai, “bëhen të rëndësishme vetëm kur ai e përsërit një pikë disa herë”.

Por Less sheh një “provë” në postimin e Trump në ‘Truth Social’.

“Ajo që mund të konkludojmë në mënyrë të arsyeshme është se Trump nuk e ka harruar Kosovën dhe se ai e konsideron atë punë të papërfunduar. Në këtë kuptim, postimi është prova e parë që nga kthimi i Trumpit se administrata e tij mund të marrë sërish rolin udhëheqës në negociata”, thotë ai.

Kryesuesi i i Grupit të Studimit të Analizës së Rrezikut Gjeopolitik në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridgeit thotë se postimi tregon se Trump është “i vetëdijshëm se stabiliteti në Kosovë është përkeqësuar gjatë presidencës së Bidenit”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Postimi gjithashtu sugjeron se Trump është i vetëdijshëm se stabiliteti në Kosovë është përkeqësuar gjatë presidencës së Bidenit dhe ai e ka fajësuar këtë përkeqësim për gabimet e bëra nga Biden. Kjo nënkupton se, nëse SHBA-të do t’i rifillonin negociatat, ai do t’i qasej çështjes së Kosovës në një mënyrë ndryshe nga administrata e Bidenit”.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë me çështjen Kosovë – Serbi, ai përmend ndryshimin e kufijve – një qasje të cilën thotë se Trump e ka treguar në pjesë të tjera të botës.

“Përtej kësaj, mund të spekulojmë se çfarë mund të ndodhë më pas. Precedenti nga mandati i parë i Trumpit në detyrë sugjeron se ai do të kërkonte ta zgjidhte statusin e Kosovës në bazë të një marrëveshjeje që përfshin ndarjen në këmbim të njohjes. Ai gjithashtu ka treguar një qasje fleksibile ndaj kufijve në pjesë të tjera të botës, nga Ukraina te Greenlanda”, thotë Less.

Për ish-diplomatin, domethënës është edhe fakti që Richard Grenell i ripostoi komentet e Trumpit.

“Pastaj është fakti që Trump ka punësuar Richard Grenell si i dërguar për misione speciale – një njeri i afërt me Trump-in dhe që është dashamirës ndaj Serbisë, i cili ka të ngjarë të shtyjë për ndarjen si zgjidhje të problemit të Kosovës. Dhe ripostimi i komenteve të Trumpit nga ana e Grenellit sugjeron që ai është i gatshëm të përfshihet në Kosovë”, thotë ai.

Por si do të duhej të vepronte Kosova në këtë situatë?

“Sa për atë që duhet të bëjë Kosova, nuk është puna ime ta them, përtej pikës së dukshme që Kosova duhet ta ketë një qeveri funksionale që mund të marrë vendime, nëse SHBA do të vendoste ta marrë drejtimin në negociata”, thotë Less.

Një marrëveshje e mundshme e ndërmjetësuar dhe e mbikëqyrur nga Trump, Less thotë se do t’i kërkonte Kosovës të hiqte dorë nga veriu, por do t’i kërkonte Serbisë njohjen e menjëhershme të fqinjit.

“Sa për përparësitë e një marrëveshjeje të mbikëqyrur nga Trump, me shumë gjasë do të vinte me anën negative që Kosovës do t’i kërkohej të heqë dorë nga veriu në vend që t’i jepet autonomi, siç kërkon marrëveshja e Ohrit. Por ajo gjithashtu do të vinte me një përparësi të rëndësishme: saktësisht një kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën dhe ta bëjë këtë menjëherë, diçka për të cilën marrëveshja e Ohrit është e paqartë”, thotë ai.

Trump beson – siç shkroi – se e ka ndalur një luftë që ishte gati të shpërthente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra”.

“Unë do ta rregulloj, sërish”, paralajmëroi presidenti amerikan.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
29
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
23
Next Post
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

Më të fundit

  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
  • Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
  • Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi