Një incident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Istogut, ku një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Burime të sigurta të portalit Telegrami Sot bëjnë të ditur se i riu ka marrë plagë nga arma, ndërsa për momentin nuk dihen motivet apo rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të lagjes, ndërsa forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pavarësisht interesimit mediatik, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk është bërë e ditur. Më shumë detaje priten gjatë ditës.
Telegrami Sot po ndjek nga afër zhvillimet.