• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Specialja i ftoi dy prej funksionarëve më të lartë të shtetit

07/11/2019 - 16:02:09
Specialja i ftoi dy prej funksionarëve më të lartë të shtetit

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Gjykata Speciale ka ftuar dy prej udhëheqësve më të lartë të shtetit të Kosovës. Më 19 korrik, ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që kishte marrë për intervistim në Hagë. Ditë më parë organizata e veteranëve paralajmëroi arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa Veseli ftesën e bëri publike në ditën kur KQZ-ja shpalli rezultatet e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Tre muaj pas, ftesa nga Dhomat e Specializuara i ka mbërritur edhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit.

Lexo më shumë

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
18
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
8

Kjo ftesë nga Specialja, Veselin e ka gjetur në detyrën e kryekuvendarit të Kosovës që do ta lë së shpejti pasi që partia e tij ka humbur në zgjedhjet e 6 tetorit dhe do të bëjë opozitën në mandatin e ardhshëm.

Veseli sot në një konferencë për media nga holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka konfirmuar se është ftuar nga Specialja dhe se një ftese të tillë do t’i përgjigjet më 4 dhjetor të këtij viti, megjithatë nuk ka specifikuar se në çfarë cilësie është ftuar.
Haradinaj e Veseli janë vetëm dy prej qindra emrave të ish-ushtarëve të UÇK-së, që ka ftuar Specialja gjatë këtij viti.

Në ditën kur ishte votuar Specialja, Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, kishte bërë thirrje për deputetët që të votojnë pro-themelimit, duke thënë se një gjykatë e tillë do të jetë në të mirën e Kosovës.

“Do ta votojmë se është në të mirën e vendit tonë”, kishte thënë Veseli nga foltorja e Kuvendit më 3 gusht të vitit 2015.
E në fjalim e sipër kishte thënë se nuk beson që Gjykata Speciale ka ardhur nga Beogradi.

“Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”, kishte potencuar Veseli.

Më 3 gusht të vitit 2015, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim i kishin dhënë dritën jeshile themelimit të Dhomave të Posaçme, duke miratuar kështu ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare. Në momentin e votimit në seancë kishin qenë të pranishëm 117 deputetë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve kishte ardhur pas një dite të rëndë debatesh ndërmjet deputetëve të koalicionit qeveritar dhe atyre të opozitës, në shumë raste edhe me fjalët më banale. /

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
Lajme

Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo

May 14, 2025
18
Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
Lajme

Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia

May 14, 2025
8
Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
28
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Next Post
Tre më të votuarit e PDK’së dhe ata që dështuan të bëhen deputetë

Kadri Veselin e thërret Gjykata Speciale

Më të fundit

  • Krejtë bota po e uron Ramën për fitoren historike, vetëm Kurti jo
  • Skandal: Faton Peci, i jep kontratë kompanisë nga Serbia
  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi