Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë të Jugut.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.