• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rryma e shtrenjtë, rriten e çmimet në gastronomi dhe furra kjo është goditje për qytetarët

04/05/2025 - 08:03:03
Nga sot shtrenjtohët  rryma për 16.1% në Kosovë

Shtrenjtimi i energjisë elektrike prej 16.1 për qind nga ZRRE-ja, pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të shumta, ka ndikuar në ndryshimin e çmimeve, të cilat janë bërë barrë e rëndë për bizneset dhe qytetarët.

Si rezultat i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, shumë lokale të gastronomisë kanë filluar të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre. Pronarët thonë se shpenzimet e larta për rrymën po ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e funksionimit, ndaj rritja e çmimeve është bërë e pashmangshme.

Lexo më shumë

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
309
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
8

Ragip Millaku nga shoqata e gastronomisë, thotë se rritja e çmimeve është rezultat i shtimit të kostove për artikujt ushqimorë, fuqisë punëtore dhe faktorëve të tjerë.

Ai thekson se nuk ka ndodhur një rritje kolektive e çmimeve në sektorin e gastronomisë, ndonëse ndonjë biznes mund të ketë rritur çmimet për arsye specifike.

Si përfaqësues i shoqatës së gastronomëve, ai pohon se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për rritje të përbashkët të çmimeve.

“Po sigurisht, rritjet e çmimeve janë si pasojë e rritjes së kostove së shumë artikujve ushqimorë dhe rritjes së kostove të fuqisë punëtore dhe shumë detajeve tjera që asnjë biznes nuk i ka të njëjta. Realisht, sa i përket gastronomëve nuk kam ndonjë informatë që janë rritur kolektivisht çmimet, ndokush ka mund ta rrisë çmimet për arsye të lokacionit, qirasë ose për shkak të rrethanave individuale. Ndërsa si grup s’kam dëgjuar se ka pasur shqetësime. Nuk kam informatë se janë marr vesh për t’i ngritur çmimet. Unë edhe në cilësinë e Shoqatës së gastronomeve dua të ju informoj se kjo nuk ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur asnjëherë për shkak se e luftojmë më shumë se çdokush tjetër. Ndërsa në cilësinë time si biznes që operoj në tri pika, tri lokale të gastronomisë, në të tri pikat gjatë 2025 nuk kam ndryshim të çmimesh, kafja në lokalet e mia është 1 euro, 1 euro ka qenë vitin e kaluar”, tha Millaku.

Naser Lani nga sektori i gastronomisë thotë se rritja e çmimit të kilogramit të kafes rreth 10% dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike, i kanë detyruar të ngritin çmimin e produkteve. Sipas tij, bizneset nuk kanë pasur hapësirë tjetër për shkak të këtyre kostove të larta.

“Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të distributorëve tjerë, nuk është veç në lokalin tonë, por thuajse në gjithë Prishtinën janë rritur çmimet duke marrë parasysh espreso, makiatos, amerikane, këto normalisht që janë rritur. Për shkak që më herët kilogrami i kafes ka qenë më i lirë tash është rritur bajagi shumë, mund të them që është rritur 10% kilogrami, për atë arsye duke marr parasysh edhe energjia elektrike që është rritur goxha shumë, nuk na kanë lënë hapësire tjetër d.m.th është dashur edhe ne me rrit çmimin e kafes, për këtë arsye janë pak më të shtrenjta”, tha Lani.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Jakup Baca, qytetar, shprehet i shqetësuar për rritjen e madhe të çmimeve, jo vetëm të bukës, por të gjitha produkteve. Ai thotë se 100 euro tash vlejnë sa 55 euro. Ai thotë se çmimet “kanë fluturuar”, ndërsa pensionistët dhe ata me të ardhura të ulëta po përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar.

“Çmimi është hatashëm jo veç te buka por te çdo artikull, tash 100 euro nuk janë më 100 euro, por janë 55 euro. Ja, e rriti ky 20 euro, 20 euro nuk i bie as 2.5 euro na bie neve pensionistëve rritje, se brenda 7 viteve nuk kemi pasur rritje… Çmimet kanë fluturuar, deri ku, mjerë për ata që nuk kanë, se ka njeri me 120 euro, 16.1 për qind e kanë rritur rrymën, u shtrenjtua buka prej 50 në 60 centë”, tha ai.

Një tjetër qytetar, Mirsad Krasniqi, ndërsa thekson se shteti duhet të ndërmarrë masa,.

“Shteti duhet menjëherë të marrë masa, nuk është e drejtë të rriten çmimet. U përfol shumë se do të rritet rryma… Urgjentisht kërkoj që shteti të merr masa, sepse kështu nuk bën”, tha ai.

Çmimet në gastronomi janë ngritur edhe në disa qytete të vendit, përkatësisht në Drenas, ku çmimet e kafesë janë ngritur për 20 centë. Përveç kësaj ka edhe ngritje të çmimit të bukës 500 gramësh, e cila ka rritur në 80 centë.

Furrtarët e kontaktuar nga KosovaPress prapa kamerës thonë se kjo ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, që ka ndikuar ndjeshëm në shpenzimet e tyre, duke i detyruar të rrisin çmimet e produkteve për të mbuluar shpenzimet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak
Lajme

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
309
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Bota

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
8
“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
Lajme

“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”

June 19, 2025
16
Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
9
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
55
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
13
Next Post
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen

Theret me thikë një person në Podujevë

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi