Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përveç pagës bazë, kanë përfituar edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në seanca.
Sipas të dhënave, një deputet për një seancë paguhet 200 euro shtesë. Me ditën e sotme bëhën 7 seanca, çka i bie që secili deputet ka përfituar gjithsej 1,400 euro.
Duke marrë parasysh që në këto seanca kanë marrë pjesë 120 deputetë, shuma totale që do të paguhet nga buxheti i shtetit për këto 7 seanca kap vlerën e 168 mijë eurove.
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me sfida ekonomike dhe papunësi të lartë, këto pagesa shtesë për deputetët po ngjallin debat dhe reagime në opinionin publik.