Me qëllim që t’u hapen rrugë reformave, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, në të gjitha nivelet, duke instaluar sistemin një delegat – një votë, tregon kryetari Ramush Haradinaj.
Sipas tij parashihet që në ndryshimet statutare, të përfshihet zgjedhja me votë nga baza për të gjitha pozitat në parti, duke mënjanuar emërimet dhe zgjedhjet ex-officio.
Lideri i AAK-së tha se platforma programore do të plotësohet konform me ndryshimin e Statutit të AAK-së, që do të miratohet në Kuvendin e Punës, për datën e mbajtjes të së cilit do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues.