Albin Kurti nuk është ndalur para gazetarëve, ndërsa po shkonte drejt Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse i kanë siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.
Anëtarë të LVV-së thanë para vazhdimit të seancës se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e LVV-së për kryeparlamentare.
Të shtunën, ajo nuk mori më shumë se 57 vota, në dy tentativa për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.