Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj mëngjesin e sotëm. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K-Shqiptare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.