Kryeshefi Ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në sektorin e energjisë.
Në takim morën pjesë znj. Pranvera Dobruna Kryeziu (kryesuese), z. Avni Alidemaj (kryetar i Bordit) dhe z. Rexhep Selimi (sekretar), me të cilët Osmani diskutoi mundësitë për përfshirjen e inxhinierëve të Termokos-it në rrjetin profesional të CIGRE.
“Angazhime të tilla janë mundësi e mirë për të njohur nga afër rolin dhe veprimtarinë e CIGRE Kosovë, si dhe për të diskutuar përfshirjen aktive të inxhinierëve tanë në këtë organizatë”, theksoi Osmani.
Ky është postimi i plotë o Osmanit