Një grua në Pejë ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar nga një familjar.
Policia ka bërë të ditur se është raportuar se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.