Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të takimit të pestë të grupeve punuese mes LDK-së e VV-së ka thënë se në këtë takim kanë pasur pajtueshmëri më të madhe se në të gjitha takimet e kaluara.
“Mund të them se ka qenë një takim që është zhvilluar në një pajtueshmëri dhe të thellë të bashkëpunimit. Njëri prej takimeve që kemi pasur pajtueshemërinë më të madhe deri tani. Virtulalisht 100 % për temat që i kemi ngritur, shëndetësia dhe arsimi, për masat që do t’i marrim në kuadër të qeverisë së re”, ka deklaruar Konjufca para mediave, shkruan Syri.net Kosova.
Ai tha se mospajtimet kanë qenë të natyrës teknike dhe kohore, pra sa janë në gjendje t’i realizojnë në afatin kohor.
I pyetur për kontributin e Lutfi Hazirit në këtë takim, Konjufca tha se ai ka kontribuar që atmosfera të jetë e mirë dhe të ketë pajtueshmëri.
“Jam i bindur që kontriubtuti i z. Haziri ka qenë tepër i nevojshëm në këtë takim dhe në mbarëvajtjen e takimeve tona. Ai (Haziri) realisht i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë të pajtueshmërisë tonë për dy fushat të cilat folëm, arsimin dhe shëndetësinë”, tha ai.