Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Ai kishte pësuar një sulm në tru dhe po përballej me probleme të tjera shëndetësore, të cilat e kishin rënduar gjendjen e tij.Telegramisot merr vesh nga burimet e sigurta.
Gjatë kësaj kohe, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, kishte bërë disa kërkesa për t’u lejuar të vizitonte babain e tij të sëmurë. Fillimisht, këto kërkesa ishin refuzuar nga Gjykata Speciale, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e arratisjes dhe ndikimit në procesin gjyqësor.
Megjithatë, më 13 mars 2025, Thaçit iu lejua të vizitonte babain e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku Haxhi Thaçi po trajtohej. Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ka prekur thellë familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e ish-presidentit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.”