Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski njoftoi se në mesin e deri tani 59 viktimave të konfirmuara, në zjarrin që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan, jetën ka humbur edhe një polic.
Sipas tij, i njëjti ka qenë i angazhuar për kontroll në objektin në fjalë.
“Edhe njëherë, dua të shpreh ngushëllime të sinqerta deri te familjet e të ndjerëve në këtë tragjedi të tmerrshme, në të cilën jetën e humbi edhe një zyrtar i policisë nga Stacioni i Policisë Probishtip, i cili në atë moment ka qenë i angazhuar zyrtarisht, respektivisht ka vepruar sipas planit paraprak për kontroll të objekteve hotelierike, në pjesën e tregtisë së palejueshme me droga dhe praninë e të miturve në diskotekë”, tha mes tjerash Toshkovski.