Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të premten në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore.
Policia nuk dha detaje se përsoni në fjalë i kishte për shitje apo kishte planifikuar ndonje krim me to. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.