Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut. Për pasojë, e vdekur ka mbetur një vajzë 23 vjeçare. Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (komuna Ranillug) ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet. Në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky vetaksident i rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani