Një therrje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Policia njoftoi përmes një komunikate për shtyp se ishin njoftuar për një rrahje, ndërsa tha se tre persona të dyshuar u dërguan në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit nga hetuesit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datën 12.03.2025, rreth orës: 23:00, është njoftuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima. Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre (3) tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre (3) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt”, thuhet në njoftim.