Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani, ka vizituar ekipet e ndërmarrjes, të cilat po punojnë intensivisht për të sanua një avari teknike në lagjet Ulpiana dhe Aktash.
I
Osmani theksoi se avaritë teknike janë të zakonshme në një shërbim kaq kompleks si ai i ngrohjes qendrore, por angazhimi dhe përkushtimi i punëtorëve të Termokos është i jashtëzakonshëm.
“Kolegët tanë po bëjnë një punë të palodhshme për të rikthyer furnizimin e rregullt me ngrohje sa më shpejt që të jetë e mundur,” u shpreh Osmani gjatë inspektimit të punimeve.
Ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Termokos për të siguruar një Prishtinë të Gjelbër, duke garantuar një sistem të qëndrueshëm dhe efikas të ngrohjes për qytetarët e kryeqytetit.
Termokos – Kryeqyteti Prishtina”