Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, në mbrëmjen e 9 shkurtit, ku i quajti opozitën ‘hajvana’.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 e quajti Putin, Kurtin, duke thënë se fjalori i tij është, fjalor i diktatorëve e i autokratëve.
“Po flet Putini për mu, sosht Albini ky është Putin. Njeriu që e fyn popullin e vet. Nuk ka ndodh një kryetar qeverie me quajt kështu opozitën. Shifeni se cka bën. Ky është fjalor i diktatorëve, i autokratëve, se ky e nxit sistemin, ju thotë këta janë hajvana.
Ai është i zhytyr në korrupsion, krejt kjo ekip kanë me përfundu në burg”, tha Haradinaj.