• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vdes profesori universitar nga Peja, Muhamed Kërveshi

14/02/2025 - 14:20:24
Vdes profesori universitar nga Peja, Muhamed Kërveshi

Ka ndërruar jetë sot profesori Muhamed Kërveshi në moshën 90 vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se, sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroj jetë babai, gjyshi, Prof.Dr. Muhamed Kërveshi në moshën 90 vjecare, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar! Zemra e tij pushoj e qetë dhe pranë më të dashurve! Babi ishte profesor i Universitetit të Prishtinës deri në pensionim”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
17

Muhamed Kërveshi kishte lindur në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. Ishte larguar nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb. Ai ishte rikthyer në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.

Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Muhamed Kërveshi, poet i afirmuar, ishte prezentuar në shumë panorama dhe antologji të poezisë shqipe, të botuara në Kosovë (në frëngjisht, në italisht, në gjermanisht, në anglisht, në turqisht, në serbisht), në Shqipëri, në Republikat e ish-Jugosllavisë dhe Vojvodinë edhe në vende të ndryshme të botës. Poezitë e këtij autori janë botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe” (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963. Poezitë e Muhamedit botohen në spanjisht ne Revistën letrare “Comoran y delfin” Buenos Aires (Argjentinë), 1971. Muhamed Kërveshi është përfaqësuar në “Antologjinë e Evropës…” në gjuhën gjermane, që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Dr. Egon H. Raketa, në Bon, më 1976.

Vargjet e Kërveshit i zgjodhi dhe i përktheu në gjermanisht Rudolf Grulich, në antologjinë “Regen in einer Legende”, Heiligenhof, 1977. Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuara në arabisht, në antologjinë “Palestina shqiptare” që e përpiloi Muhamed Mufaku dhe e botoi Qendra Kulurore Arabe, në Siri, më 1980. Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në antologjinë “Një grusht kaltri” në turqisht, që e përpiloi, e përktheu Hasan Merxhan dhe u botua në Stamboll, më 1985. Poezitë e këtij poeti të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë Antologji e lirikës shqipe që nga shekulli XVI deri në ditët tona”, që e përpiloi dhe e botoi në gjermanisht Robert Elsie, Shtutgard, 1988.

Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në “Antologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë”, Regnborgens Sanger, në gjuhën suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni Jon Milosh, në Stokholm, 1991. Gjithashtu poezitë e këtij shkrimtari janë botuar në antologjinë “Kosova në errësirë”, në frëngjisht, e përpiluar dhe e botuar nga Anne-Marie, Christiane Matecot, Alexandre Zotos dhe Yves Potel, e botuar në Paris, më 1999. Poezitë e Muhamedit janë botuar në “Antologjinë e poezisë moderne shqipe” (shqip-gjermanisht), që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Ferdinand Laholli, në Sh.B. Doruntina në Holzminden – Gjermani, më 2003. Pastaj në “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës në arabishte “, në Aman (Jordani), që e përpiloi dhe e botoi Prof.dr.Muhamed Mufaku, më 2008. Poezitë e këtij poeti janë të botuara në “Antologie poetica” Amintirile sufletului (Kujtimet e shpirtit). E përgatiti dhe e botoi Baki Ymeri, Albanezul, Bukuresht, 2010.

Gjithashtu poezitë e Muhamed Kërveshit, në ngritje sasiore dhe cilësore, gjer më tani janë përkthyer dhe botuar në sllovenisht, serbokroatisht, rumanisht, italisht, maqedonisht, turqisht, bullgarisht, hungarisht, sllovakisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjollisht, arabisht, anglisht, persisht, rusisht, suedisht, polonisht, boshnjakisht etj.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
17
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
16
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
43
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
13
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Diplomati gjerman: SHBA-ja mund ti tërheq trupat nga Evropa

Diplomati gjerman: SHBA-ja mund ti tërheq trupat nga Evropa

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi