• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ia shuan shpresat Ukrainës: Nuk ka kthim në kufijt e vitit 2014

13/02/2025 - 09:02:17
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ia shuan shpresat Ukrainës: Nuk ka kthim në kufijt e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha sot (të mërkurën) se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014 dhe të përgatitet për një zgjidhje të negociuar me Rusinë.

Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
17
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Hegseth është zyrtari i parë i lartë i administratës së re amerikane që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike ndërsa homologët e tij evropianë presin me padurim për të kuptuar nëse Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara duan që “Ukraina të jetë një vend i begatë dhe sovran”. Megjithatë, shtoi ai rikthimi i Ukrainës në kufijtë e vitit 2014 është jorealist.

“Ndjekja e këtij qëllimi jorealist vetëm sa do të zgjasë luftën dhe të shkaktojë më shumë vuajtje. Një paqe afatgjatë për Ukrainën duhet të përfshijë garanci të fuqishme të sigurisë për t’u siguruar që lufta nuk do të fillojë sërish”, tha Sekretari Hegseth në takimin e NATO-s dhe shtoi se Uashingtoni e sheh edhe një kërkesë tjetër si jo realiste për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara nuk besojnë që anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një rezultat realist i një zgjidhjeje të negociuar. Në vend të kësaj, çdo garanci sigurie për Ukrainën duhet të ofrohet nga trupa evropiane dhe jo evropiane. Nëse do të ketë trupa paqeruajtëse, ato duhet të vendosen në kuadër të një misioni që nuk është i NATO-s dhe nuk duhet të trajtohet sipas nenit 5 të NATO-s”, thotë Hegseth.

Neni pesë i traktatit të NATO-s thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s nënkupton sulm ndaj të gjithë Aleancës.

Sekretari Hegseth gjithashtu sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Duke folur për marrëdhëniet me aleatët evropianë Sekretari Hegseth tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më një marrëdhënie që nuk është e balancuar”. Megjithatë, homologu gjerman i zotit Hegseth tha se është optimist për marrëdhëniet me administratën e re në Uashington.

“Sapo pata një takim 45 minutësh me kolegun Pete Hegseth. Ne duam të ruajmë miqësinë dhe partneritetin tonë të afërt dhe të besueshëm transatlantik. Ne diskutuam disa çështje, duke përfshirë edhe çështjet e NATO-s dhe Ukrainën sepse të dyja palët e dimë që ky është një vit i rëndësishëm për Ukrainën e cila duhet të mbrojë vetën në këtë luftë të tmerrshme. Në tërësi ishte një takim miqësor ku patëm një dialog të hapur”, tha ministri gjerman Pistorius.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund me shpejtësi luftës. Ai ka thënë se kjo luftë po u kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ai gjithashtu ka sugjeruar që Ukraina duhet të paguajë për mbështetjen e Uashingtonit duke ofruar mineralet e rralla të saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha sot (të mërkurën) se pajtohet me Presidentin Trump që duhen ndarë përgjegjësinë mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë kur bëhet fjalë për ndihmat për Ukrainën.

“Unë pajtohem me Presidentin Trump se ne duhet të baraspeshojmë ndihmën për siguri të Ukrainës. Por, për të ndryshuar trajektoren e luftës ne duhet të bëjmë më shumë. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më të fortë do të jenë ata në negociata”, thotë Rutte.

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të japin 40 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Megjithatë, ata dërguan mbi 50 miliardë dollarë me mbi gjysmën e shumës të ndarë nga aleatët evropianë dhe Kanadaja. /VOA

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
17
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
23
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
12
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
8
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vritet për një copë tokë babai i 5 fëmijëve nga kushëriri i tij në Skenderaj

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi