Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka akuzuar Veton Berishën, për “pazar” me vota.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se Berisha po mundohet “të luajë të ndershmin” duke e ndërlidhur votën me përkatësi etnike, gjë për të cilën Gjykata Kushtetuese ka një vendim.
Ai tha se partia e Berishës mori mbi 700 vota në Fushë-Kosovë, ku numri i egjiptianëve në atë komunë është 850.
“A i shprehe falënderim dhe mirënjohje ish-kolegut tënd Simiçit për 45 vota në Leposaviq?
Natyrisht, mendësia e pazarxhiut, nuk njeh ndryshe vetëm pazare për votë. Për këtë mendësi tënde mund të flasim .. mbase më së miri duke filluar nga vota për Qeverinë Hoti?!” u shpreh Kransiqi.