Policia në Pejë pasditen e së martës ka ndjekur një të dyshuar të panjohur, i cili ka hyrë në oborrin e një fabrike dhe gjatë ikjes ka gjuajtur në tokë një pistoletë me karikator me 9 fishekë.
Arma është sekuestruar nga policia, ndërsa në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.
Rasti vazhdon nën hetime policore.