Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas tubimit të zhvilluar në Viti, ka thënë se kjo komunë s’do të mbetet anash, ashtu siç e ka lënë qeveria e tanishme e udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu, i njëjti ka shtuar edhe se përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, antarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.