Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një tubim të fuqishëm në Viti, ku ekipi i kryetarit Sokol Haliti, i cili është kryetar i Komunes dhe njohur si “8-shi” i partisë si kandidati per deputet e ka shpalosur vizionin dhe programin e saj para qytetarëve.
Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, Sokoli bashkë me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm.
Nga atje, kreu i LDK-së deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.
Tubimi u karakterizua nga një pjesëmarrje masive dhe entuziazëm i madh, duke dëshmuar mbështetjen e fortë për LDK-në në këtë komunë.
Ky është postimi i Halitit: