Gjykata ka shpallur fajtor Tomë Dodajn për shitjen e armës që u përdor në vrasjen e Liridona Ademajt. Ai është dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe 5 vjet burgim.
Dodaj u akuzua se i ka shitur armën autorit të krimit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen tragjike që tronditi opinionin publik.