Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Leshak të Leposaviqit të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i ndjeri aty jetonte i vetëm.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.