Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Viti mbajtëm një koncert homazh, ku të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorët Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami, dhe Visar Azemi, koncert i cili solli së bashku artistë dhe bashkëpunëtorë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Ky event u organizua për të reflektuar mbi trashëgiminë kulturore dhe politike të Rugovës, duke mbledhur figura të shquara dhe personalitete të artit dhe shoqërisë kosovare.
Në aspektin artistik, koncerti u shqua për performanca të veçanta nga mezzosopranoja Besiana Mehmedi, sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Alba Muçolli, e me musafir special Maestro Zhani Ciko dhe Prof. Rudina Ciko, të cilët i falenderoj pa fund.
Koncerti i dha një dimension të veçantë artistik ngjarjes, duke ndërthurur muzikën klasike me një ndjeshmëri që reflektonte madhështinë e figurës së Rugovës.
Ky koncert homazh shërbeu si një kujtesë për idealet e paqes, kulturës dhe humanizmit që Rugova përfaqësonte, duke mbledhur bashkë atdhedashësit dhe artdashësit për të nderuar trashëgiminë e tij të përjetshme.
Lavdi për jetë veprës, vizionit dhe shpirtit të pavdekshëm të Dr. Ibrahim Rugovës!