Kandidati për deputet, Beke Berisha, i njohur për lidhjen e ngushtë me qytetarët dhe miqtë e tij, u takua me shokët e tij në Deçan – njerëzit me të cilët ka ndarë dhe vazhdon të ndajë shumë halle, lajme dhe diskutime të ndryshme.
Me një buzëqeshje të sinqertë, Berisha u mirëprit ngrohtësisht nga miqtë dhe përkrahësit e tij, të cilët si gjithmonë ishin aty për ta mbështetur edhe këtë herë në rrugëtimin e tij drejt Kuvendit të Kosovës.
Përveç shoqërisë së tij të ngushtë, Beke Berisha pati mundësinë të takohej edhe me mbështetës të tjerë në Deçan, duke ndarë vizionin e tij për të ardhmen dhe duke marrë përkrahjen e tyre të palëkundur.
Ky takim dëshmon lidhjen e tij të veçantë me qytetarët e Deçanit, të cilët e mbështesin fuqishëm në misionin e tij për të sjellë ndryshime pozitive për vendin.
Postimi i plotë: