Publicisti i njohur Ben Blushi do prezantojë romanin e tij të fundit “Parajsa Artificiale” edhe në Prishtinë.
Ai përmes një njoftimi fton të gjithë lexuesit në takim të hapur në Klan Arena për diskutime mbi Inteligjencën Artificiale dhe tema të tjera aktuale.
Ngjarja mbahet sot nga ora 18:30.
”FTESË E HAPUR NË PRISHTINË
Të mërkurën në ora 18.30 në Klan Arena të Prishtinës do promovoj romanin tim të fundit Parajsa Artificiale.
Meqë do flasim për çështjet e Inteligjencës Artificiale dhe ndikimin e saj në jetën tonë, por natyrisht edhe për shumë tema të tjera poaq të rëndësishme të cilat preken në këtë libër, takimi do të jetë i hapur.
Ju pres të gjjthëve”.