Atmosfera e entuziazmit dhe e përkrahjes për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u dëshmua fuqishëm mbrëmë në Prizren. Kandidati për deputet, Elmi Reçica, së bashku me Patriot Krasniqin, kryetar i Degës së PDK-së në Itali dhe kandidat për deputet, u pritën me ngrohtësi dhe mbështetje masive nga qytetarët e këtij qyteti të lashtë.
Gjatë këtij tubimi të rëndësishëm, Elmi Reçica shprehu mirënjohjen për përkrahjen e qytetarëve të Prizrenit dhe për bashkëpunimin e ngushtë me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, Patriot Krasniqi.
“Prizreni është simbol i bashkimit dhe i aspiratave për një Kosovë më të mirë. Jam krenar që bashkë me mikun tim të çmuar, z. Patriot Krasniqi, po e vazhdojmë këtë rrugëtim për të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin që qytetarët tanë meritojnë. Mbështetja që kemi marrë këtu është një dëshmi se PDK-ja është forca që bashkon dhe që sjell shpresë për të ardhmen e vendit tonë,” tha Reçica.
Patriot Krasniqi, një personalitet i njohur për angazhimin e tij në diasporë, theksoi rëndësinë e fuqizimit të lidhjeve mes Kosovës dhe bashkatdhetarëve, duke u angazhuar për politika që reflektojnë nevojat dhe pritjet e të gjithë qytetarëve.
“Bashkë do të punojmë për një Kosovë që përparon, për një vend ku secili qytetar ndjen siguri, mundësi dhe krenari. Prizreni, si gjithmonë, është model i mbështetjes dhe optimizmit,” u shpreh Krasniqi.
Ky tubim shënoi edhe një hap të fuqishëm në fushatën zgjedhore të PDK-së, e cila vazhdon të marrë përkrahje të gjerë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe nga diaspora.
#PDK131
#MaMirë
#BedriHamzaKryeministër