Katër vetura janë përfshirë në aksident në fshatin Shushicë të Istogut nga i cili të lënduar kan mbetë shtatë persona.
Rastin e konfirmoj për Telegraminsot , zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ai shtoj se shtatë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.
Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi.
Hetimet po vazhdojnë për t’i kuptuar shkaqet e aksidentit.