Atje pritej të qëndronte të paktën gjatë natës. Gjendja e tij u tha se është e mirë.
CNN raportoi se një bashkëpunëtor i Clinton tha se gjendja e tij u përshkua si “jo urgjente apo e rëndë”.
Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, presidenti i 42-të i SHBA-së është përballur me disa shqetësime shëndetësore.
Ai ishte operuar katër herë në zemër në New York në vitin 2004 dhe përjetoi një kolaps të pjesshëm të mushkërive vitin pasues. Ai bëri një tjetër procedurë në zemër në vitin 2010, kur iu vunë dy stenta në një arterie koronare.
Ai u shtrua në spital në Los Angelos për gjashtë ditë në vitin 2021 për një infeksion urologjik që i ishte përhapur në gjak.