Një person është lënduar nga aksidenti pasi vetura e tij ka dalë nga rruga tek ura e Liqenit të Badocit.
Për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.