Në një pritje madhështore në Tërpezë, kryetari i Komunës së Vitisë dhe kandidati për deputet nga LDK, Sokol Haliti, së bashku me kandidatin Ramadush Emini, u mirëpritën me entuziazëm nga anëtarët dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky manifestim i përkrahjes nga baza e LDK-së në Tërpezë është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin e Sokol Halitit për një Kosovë të zhvilluar dhe të bashkuar. Me një angazhim të përhershëm për mirëqenien dhe progresin e qytetarëve, Haliti është sinonim i një politike të pastër dhe pa afera korruptive, duke dëshmuar se uniteti dhe përkushtimi janë çelësi për ndryshime pozitive.
“Kjo mbështetje nga zemra e Tërpezës dhe gjithë Kosovës është një shtytje e jashtëzakonshme për fushatën tonë, që ka në qendër zhvillimin, mirëqenien dhe unitetin kombëtar,” u shpreh Haliti, duke falënderuar të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
Angazhimi i Sokol Halitit për të sjellë ndryshim të vërtetë në politikën kosovare ka bërë që ai të shihet si një prej figurave më të forta të LDK-së, i cili me vizion dhe përkushtim të palëkundur premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
#NdryshimiPoVjen
#SokolHalitiPërKuvendin
#LumirAbdixhiku