Komuna e Pejës po vazhdon të ballafaqohet me reduktime të ujit. Kjo sipas njoftimit nga Hidrodrini për shkak të temperaturave të larta që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në vendin tonë, duke quar edhe mungesën e ujit në burime.
Hidrodrini ka thënë se janë detyruar reduktimet në mënyrë që të kenë të gjithë ujë, teksa ka publikuar orarin e reduktimeve për lagje të caktuara dhe për fshatra, në mënyrë që të pregaditen për rezervim të ujit.
Ky është orari:
1. Ndalja e ujit për fshatrat që përfshihen në Lugun e Tërstenikut dhe Lugun e Leshanit do te jetë nga ora 10:00 deri në orën 17:00.
2. Ndalja e ujit për lagjet e Zatrave dhe Kapeshnicës do të jetë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.
3. Ndalja e ujit për lagjet Dardania I dhe Dardania II do të jetë nga ora 18:00 deri në orën 23:00.