• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë, mblidhen të hënën, e me Shqipërinë……?

15/11/2024 - 09:18:17
Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë, mblidhen të hënën, e me Shqipërinë……?

Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët.

HTML Image as link Qries
Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
12

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës të hënën e javës që vjen pritet të mbajë një mbledhje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me Shqipërinë ende nuk ka ndonjë datë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i pyetur nga Radio Kosova, tha se nuk ka diçka të përcaktuar.

“Janë ngritur disa tematika që meritojnë vëmendje të trajtohen nga dy qeveritë, pra disa shqetësim apo disa momente të rëndësishme të cilat kërkojnë marrëveshje, qoftë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshëm apo Ministrinë e Bujqësisë që për të gjitha këto, ministrat nga Kosova dhe nga Shqipëria kanë diskutuar, dhe të gjitha janë në diskutim e sipër dhe padyshim që do të këtë një mbledhje të qeverive që do të nënshkruhen marrëveshje. Nuk është puna që vetëm kemi nënshkruar marrëveshje por i kemi vënë në jetë. Ju e dini fare mirë që lëvizja e lirë e shqiptarëve nga të dyja vendet është një lëvizje absolutisht e lirë që deri në nëntë muaj nuk ka asnjë kontroll nga asnjëra palë.”, tha ambasadori Malaj.

Kujtojmë që mbledhja e vitit të kaluar që ishte planifikuar të mbahet në qershorin e vitit 2023, ishte anuluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Tradita e mbledhjeve ndërmjet dy qeverive kishte filluar në vitin 2014, ku dy qeveritë ishin takuar në Prizren, qytetin e Lidhjes së Prizrenit me motin “Qyteti i Lidhjes ju mirëpret”. Atë kohë Qeveria në Kosovë drejtohej nga Hashim Thaçi.

Mbledhja tjetër e përbashjët ishte mbajtur në 23 mars 2015 në Tiranë me motin “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Në atë kohë në Qeveri ishte Isa Mustafa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në vitin 2016 mbledhja ishte kthyer në Prishtinë, po ashtu kryeministër ishte Isa Mustafa.

E viti 2017 i kishte bërë bashkë në qytetin e Korçës dy qeveritë shqiptare, të udhëhequra nga Edi Rama e Ramush Haradinaj.

Në vitin 2018 mbledhja ishte mbajtur në Pejë më 26 nëntor, edhe në këtë vit në qeverisje ishte Ramush Haradinaj.

Në vitin 2020 mbledhja e dy kabineteve ishte zhvilluar në Tiranë nga Qeveria Hoti dhe ajo Rama 2.

Në vitin 2021 Qeveria Kurti dhe Qeveria Rama ishin takuar në Elbasan.

Takimi i fundit mes kabinetit të Kurti dhe Ramës ishte zhvilluar në Prishtinë , më 20 qershor 2022.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
12
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
14
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
11
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
9
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi