Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim, sipas raportimeve të mediave.
Janë publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.
Prokuroria Speciale ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht intervistimin.