Deputeti Elmi Reçica po qëndron në Itali, ku është takuar me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë atje. Gjatë vizitës, Reçica u shpreh mirënjohës për përkrahjen e madhe që komuniteti shqiptar në Itali ka treguar për kandidaturën e Bedri Hamzës si Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Mbështetja e fuqishme që po vjen nga diaspora tregon qartë se ndryshimi është afër. Kosova është gati për një të ardhme të ndritur nën udhëheqjen e z. Hamza,” tha Reçica, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e vendit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku bashkatdhetarët shprehën optimizmin e tyre për ndryshimet pozitive që pritet të sjellë qeverisja e re.