Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo ka thënë se ka shumë tenderë që janë dhënë nga institucionet e që nuk i plotësojnë kushtet e parapara.
“Po konsideroj që duke parë natyrën e tenderëve, sepse e kam listën e 2135 kontratave, e kemi tash të gjithë. Aty ka me qindra tendera të cilat nuk i plotësojnë kushtetet që janë të paracaktuara në nenin 35”, ka thënë Bajrami.
Ajo përmendi KEK’un, duke thënë se ka dhënë më së shumti tenderë njëburimorë.
“Në Raportin e Progresit që është publikuar sot përmendet KEK’u, edhe përmendet menaxhimi jo i mirë i Prokurimit Publik. KEK’u e ka numrin më të madh të tenderëve të negociun pa publikm të njoftimit për kontratë. Te KEK’u i ke tenderë njëburimorë dhjetëra herë për sigurim fizik të aseteve te KEK’ut”, ka thënë ajo,