Më 28 tetor, aktori Hysen Zeqaj do të prezantojë filmin/dokumentarin e tij dedikuar ish-kongresmenit Joe Dioguardi, një mik i madh i shqiptarëve dhe përkrahës i përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
Ngjarja do të mbahet në Qendrën e Komunitetit Shqiptar në Lewisville, Texas, ku Zeqaj synon të ndajë këtë sukses me miqtë, familjen dhe bashkatdhetarët e tij. Dioguardi, i njohur për mbështetjen e tij të palëkundur për çështjen shqiptare, do të nderohet për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për lirinë e Kosovës.
Ky event premton të jetë një mbrëmje e paharrueshme për komunitetin shqiptar në Texas, duke sjellë në qendër të vëmendjes historinë e miqësisë dhe përpjekjeve për një Kosovë të lirë.
Lajmin e ka bër të ditur Zeqaj, ne profilin e tij në fcb: