Zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, sot e kanë arrestuar një person si i dyshuar për grabitje.
Klankosova.tv mëson se A.H nën kërcënimin e thikës kishte arritur që taksistit t’ia merrte 100 euro.
Rasti kishte ndodhur më 5 tetor në Kodrën e Trimave, konkretisht në rrugën “27 nëntori”.
35-vjeçari pas kompletimit të rastit dhe intervistimit të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia.
“Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej”, thuhet ndër të tjera në njoftim.