Në reagimin për media, LVV-Qendra Ferizaj thekson se e dënon sulmin në fjalë dhe kërkon që organet e rendit të gjejnë sulmuesit sa më parë.
Po ashtu në këtë reagim Lëvizja Vetëvendosje-Qendra Ferizaj thekson se komunikatën e degës së PDK-së në Ferizaj pas më tepër se tre ditë prej që ka ndodhur rasti e cilësojn si tendencioze dhe krejtësisht të pavërtetë.
Sipas LVV-Qendra Ferizaj komunikata e PDK’së që me tendencë sulmon VV’në nuk ka për qëllim që të gjejë kryersin e aktit por t’ja mvesh këtë akt LVV’së.
Reagim i plotë i Vetëvendosjes:
“Sot nga mediat kuptuam rastin e sulmit ndaj një aktivisti të PDK’së në Ferizaj. Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj dënon sulmin në fjalë dhe kërkon që organet e rendit të gjejnë sulmuesit sa më parë.
Ndërkohë, komunikatën e degës së PDK’së në Ferizaj pas më tepër se tre ditë prej që ka ndodhur rasti e cilësojmë si tendencioze dhe krejtësisht të pavërtetë.
Aktivistët e Lëvizjes nuk janë të përfshirë në këtë rast andaj nuk ka pse hidhen shigjeta në drejtim të anëtarëve dhe aktivistëve të VETËVENDOSJE!s.
Komunikata e PDK-së që me tendencë sulmon LVV’në nuk ka për qëllim që të gjejë kryersin e aktit por t’ja mvesh këtë akt Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ne i bëjmë thirrje edhe një herë institucioneve përkatëse që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe për ta të merret masa e nevojshme”, thuhet në reagim.