• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Izraeli nuk e pyet Amerikën, i godet lagjet e Bejrutit pavarësisht paralajmërimit

16/10/2024 - 07:27:59
Izraeli nuk e pyet Amerikën, i godet lagjet e Bejrutit pavarësisht paralajmërimit

Të paktën një raketë izraelite ka goditur lagjet në jug të Bejrutit në orët e para të së mërkurës, disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kundërshtojnë shkallën e sulmeve izraelite në këtë qytet.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se janë dëgjuar dy shpërthime dhe tymi është parë duke dalë prej dy lagjeve në Bejrut.

Lexo më shumë

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
0
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
1

Sulmet kanë ndodhur pasi Izraeli ka lëshuar urdhra për evakuim, herët në mëngjes.

Në ditët e fundit, ushtria izraelite ka kryer sulme në jug të Bejrutit, pa ndonjë paralajmërim.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se ka kryer sulm drejt një magazine të armëve të Hezbollahut në lagjen Daniheh të Bejrutit.

“Para sulmit janë marrë hapa për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve”, ka thënë ushtria izraelite.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Thirrjet për evakuim kanë prekur më shumë se çerekun e Libanit, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, dy javë pasi Izraeli ka nisur inkursion në jug të shtetit, me arsyetimin se po lufton infrastrukturën e Hezbollahut.

Disa shtete perëndimore po kërkojnë armëpushim mes fqinjëve, por edhe në Gazë, ndonëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Izraelin dhe do të dërgojnë sisteme për mbrojtje raketore dhe trupa ushtarake.

Të martën, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se SHBA-ja ia ka shprehur shqetësimet që ka administratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për sulmet e kryera së fundmi.

“Kur flasim për shkallën dhe natyrën e bombardimeve që kemi parë në Bejrut në javët e fundit, është diçka që e kemi bërë të qartë për Qeverinë e Izraelit, se ne kemi shqetësime dhe jemi kundër”, u ka thënë ai gazetarëve.

Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, ka thënë të martën se kontaktet e tij me zyrtarë amerikanë i kanë dhënë “një lloj garancie” që Izraeli do t’i zvogëlojë sulmet në Bejrut dhe lagjet më në jug.

Bejruti është goditur për herë të fundit më 10 tetor, kur dy sulme afër qendrës së qytetit kanë vrarë 22 njerëz dhe kanë shembur ndërtesa në zona të banueshme.

Burimet libaneze të sigurisë patën thënë ato ditë se zyrtari i Hezbollahut, Wafiq Safa ka qenë në shënjesër, por që ka mbijetuar.

Izraeli nuk i ka komentuar këto deklarata.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. /REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
0
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
1
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit

May 12, 2025
30
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

May 12, 2025
16
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
4
Në këto komuna u rrahën 4 gra në familje për 24 orë
Lajme

E rrahu gruan para fëmijëve të mitur në veturë – arrestohet 28-vjeçari në Prishtinë

May 12, 2025
3
Next Post
Mbyllet Komuna e Serbisë në Skenderajt, detaje për ngjarjen

Mbyllet Komuna e Serbisë në Skenderajt, detaje për ngjarjen

Më të fundit

  • Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
  • PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
  • Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi